Pse ndiheni gjithmonë të lodhur? Ja arsyet kryesore
Gjumi cilësor mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore, por shumë njerëz vazhdojnë të përballen me lodhje të vazhdueshme gjatë ditës, pavarësisht orëve të kaluara në shtrat.
Ekspertët theksojnë se një nga arsyet kryesore është mungesa e gjumit të mjaftueshëm. Sipas rekomandimeve mjekësore, një i rritur ka nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë, megjithatë shumica e njerëzve nuk arrijnë këtë standard. Kjo çon në probleme si Pagjumësia dhe lodhje kronike.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja jo e shëndetshme. Studimet tregojnë se ushtrimet e rregullta ndihmojnë në rritjen e gjumit të thellë, ndërsa një dietë e pasur me fruta dhe perime përmirëson cilësinë e pushimit.
Gjithashtu, përdorimi i disa medikamenteve mund të ndikojë negativisht në gjumë. Ilaçet qetësuese dhe antidepresantët shpesh lidhen me çrregullime të gjumit, duke e bërë më të vështirë arritjen e një pushimi të plotë.
Ekspertët këshillojnë krijimin e një rutine të rregullt gjumi, aktivitet fizik të moderuar dhe ushqyerje të balancuar si hapa kyç për të luftuar lodhjen dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Flaka
















