Maguire: “Na duhen përforcime”, paralajmëron merkato të madhe te United

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Mars, 2026 17:41

Maguire: “Na duhen përforcime”, paralajmëron merkato të madhe te United

Mbrojtësi anglez Harry Maguire ka paralajmëruar një merkato intensive për Manchester United gjatë verës së ardhshme, duke theksuar nevojën për përforcime në skuadër.

Në një deklaratë për mediat, Maguire u shpreh se drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për nevojat e ekipit dhe pritet të ndërhyjnë fuqishëm në treg.

“Do të jetë një verë e madhe për rekrutime. Jam i sigurt që drejtuesit do të marrin vendimet e duhura. Na duhen më shumë lojtarë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mbrojtësi është shumë pranë rinovimit të kontratës me “Djajtë e Kuq”, me një marrëveshje të re që pritet ta mbajë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2027.

“Klubi dëshiron që unë të vazhdoj të ndihmoj në zhvillimin e ekipit dhe besojnë se kam një rol të rëndësishëm”, shtoi Maguire.

Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Mars, 2026 17:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?