Si të kuptoni mungesat ushqimore dhe si t’i trajtoni

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Mars, 2026 18:43

Si të kuptoni mungesat ushqimore dhe si t’i trajtoni

Kequshqyerja ose mungesa e lëndëve ushqyese mund të reflektohet jo vetëm në metabolizëm, por edhe në shenja fizike të dukshme në trup. Shenjat nuk janë gjithmonë specifike dhe mund të lidhen me faktorë të ndryshëm, por shpesh tregojnë mungesë të vitaminave, mineraleve ose proteinave.

Shenjat klinike shfaqen kryesisht në pjesë të trupit që kërkojnë rigjenerim të shpejtë, si flokët, thonjtë, lëkura, goja dhe aparati tretës. Më poshtë janë disa nga simptomat më të zakonshme dhe mënyrat për t’i korrigjuar:

Flokët:
Flokë të thatë, pa shkëlqim, që bien ose këputen lehtësisht mund të tregojnë mungesë të vitaminës C, proteinave, zinkut ose hekurit.
Këshillë: Konsumoni lëng portokalli, arra Brazil, fara kungulli dhe vezë.

Sytë:
Sy të zbehtë – mungesë hekuri; sy të thatë ose me njolla – mungesë vitaminë A; të kuq në cepa – mungesë vitaminash B.
Këshillë: Shtoni thjerrat, karotat dhe mishin e kuq në dietë.

Buzët:
Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë – mungesë vitaminash B.
Këshillë: Konsumoni bulmet, tërshërë, grurë, fasule dhe peshk.

Goja dhe mishrat e dhëmbëve:
Mishra që gjakosen – mungesë vitaminë C; gjuhë e lëmuar – mungesë vitaminash B; ulje e shqisës së shijimit – mungesë zinku.
Këshillë: Shtoni brokoli, agrume, mish të kuq, fara kungulli dhe ostrica.

Lëkura:
E thatë, e ashpër, pa yndyrë – mungesë acidesh yndyrore esenciale, proteinash, vitaminash A dhe B; me hematoma – mungesë vitaminë C dhe K; e zbehtë – mungesë hekuri.
Këshillë: Konsumoni vezë, domate, panxhar, karota, lakër të kuqe, gjizë dhe sardele.

Thonjtë:
Me valëzime – mungesë proteinash; në formë luge, të zbehtë – mungesë hekuri.
Këshillë: Konsumoni shpesh thjerrat dhe panxharin.

Simptoma të tjera:

  • Dementia, neuropati periferike – mungesë vitaminash B
  • Gjëndra limfatike të ënjtura – mungesë proteinash, jodi
  • Këmbë të harkuara – mungesë vitaminë D
    Këshillë: Konsumoni prodhime deti, vezë, hurma, shegë dhe vaj të mëlçisë së merlucit si suplement.

Një dietë e pasur dhe e balancuar është mënyra më e mirë për të parandaluar këto mungesa dhe për të ruajtur shëndetin optimal.

Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Mars, 2026 18:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?