Kombëtarja shqiptare përgatitet për miqësoren ndaj Ukrainës, lojtarët kërkojnë një rezultat pozitiv

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Mars, 2026 15:16

Kombëtarja shqiptare përgatitet për miqësoren ndaj Ukrainës, lojtarët kërkojnë një rezultat pozitiv

Ardian Ismajli dhe Anis Mehmeti kanë folur për grumbullimin e Kombëtares shqiptare në Valencia, ku skuadra po përgatitet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës.

Ismajli shprehu zhgënjimin për humbjen ndaj Polonisë në Play-Off-in e Botërorit, duke theksuar se Shqipëria meritonte më shumë:
“Besoj që kemi merituar shumë më shumë. Kjo ndeshje na shërben për t’u rritur si futbollistë dhe si grup për të ardhmen. Çdo ndeshje e Kombëtares është e rëndësishme dhe ndaj Ukrainës synojmë një rezultat pozitiv,” tha ai.

Ndërkohë, Mehmeti vlerësoi performancën e skuadrës ndaj Polonisë dhe shtoi se do të japë maksimumin në miqësoren ndaj Ukrainës:
“Grumbullimi në Kombëtare është një krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv,” tha ai.

Lojtarët shohin edhe drejt sfidave të ardhshme, duke nisur me edicionin e ri të UEFA Nations League, ku Shqipëria synon të fitojë grupin dhe të përgatitet për kualifikimet e Europianit 2028.

Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Mars, 2026 15:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?