Lamine Yamal reagon ndaj brohoritjeve fyese në stadium
Ylli i FC Barcelonas, Lamine Yamal, ka reaguar publikisht pas një incidenti në stadium, ku u dëgjuan brohoritje fyese që lidhen me fenë.
Futbollisti i ri theksoi se si besimtar mysliman, ndonëse e kupton kontekstin rival të thirrjeve, ato mbeten të papranueshme dhe mungesë respekti.
“Unë jam mysliman, elhamdulilah. E di që brohoritjet ishin të drejtuara ndaj ekipit kundërshtar dhe jo personalisht ndaj meje, por si mysliman, kjo ndihet si mungesë respekti dhe diçka e patolerueshme”, u shpreh Yamal.
Ai shtoi se jo të gjithë tifozët përfaqësojnë këtë sjellje, por kritikoi ashpër përdorimin e fesë si mjet provokimi në stadiume.
“Futbolli është për t’u argëtuar dhe për të mbështetur ekipin, jo për të mos respektuar njerëzit për atë që janë apo për atë që besojnë”, theksoi ai.
Deklarata e Yamal ka nxitur reagime në rrjetet sociale dhe rikthen në vëmendje debatin mbi diskriminimin dhe respektin në sport, veçanërisht në stadiumet e futbollit.
Flaka
















