Chelsea pezullon Enzo Fernández për dy ndeshje pas deklaratave të fundit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Prill, 2026 20:12

Chelsea pezullon Enzo Fernández për dy ndeshje pas deklaratave të fundit

Tensione të forta te Chelsea, teksa klubi londinez ka vendosur të ndëshkojë Enzo Fernández me pezullim për dy ndeshje.

Vendimi vjen pas deklaratave të fundit të mesfushorit argjentinas lidhur me të ardhmen e tij dhe dëshirën për t’u larguar drejt Madridit, të cilat nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e klubit.

Trajneri Liam Rosenior konfirmoi masën disiplinore, duke theksuar se lojtari ka kaluar një vijë të kuqe me deklaratat e tij.

“Kam biseduar me Enzon. Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës në dy ndeshjet e ardhshme. Është zhgënjyese të flitet në atë mënyrë. Nuk kam asgjë personale kundër tij, por një vijë u tejkalua dhe duhej të reagonim”, u shpreh Rosenior.

Raportohet se situata ka krijuar tension edhe brenda skuadrës, përfshirë marrëdhëniet me kapitenin.

Flaka

305

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Prill, 2026 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
305

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut