Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres përjeton një natë të veçantë, teksa rikthehet në Lisbon, aty ku shkroi një nga sezonet më të jashtëzakonshme të karrierës së tij me Sporting CP.
Para transferimit te Arsenal FC, Gyökeres ishte protagonist absolut në sezonin 2024/25, duke regjistruar shifra mbresëlënëse:
54 gola në të gjitha garat
67 kontribute për gol në vetëm 52 ndeshje
Statistika që e shndërruan atë në një nga sulmuesit më të frikshëm në Europë dhe një idhull për tifozët e Sportingut.
Sonte, ai rikthehet në stadiumin ku u “kurorëzua”, me emocione të mëdha dhe pritje të zjarrtë nga tifozët vendas, që nuk e kanë harruar magjinë e tij në fushë.
Një rikthim simbolik për “vikingun”, i cili tashmë vjen si rival, por me një histori që do të mbetet gjithmonë e veçantë në Lisbonë.
Tani mbetet për t’u parë nëse ai do të shkëlqejë sërish në “mbretërinë” e tij, këtë herë me një fanellë tjetër.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
7 Prill, 2026 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.