Fundi i një epoke: Neuer jashtë Botërorit 2026

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Prill, 2026 19:47

Fundi i një epoke: Neuer jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar gjerman Manuel Neuer nuk do të rikthehet në kombëtare dhe për pasojë do të mungojë edhe në FIFA World Cup 2026.

Në një deklaratë të fundit, Neuer bëri të qartë se kapitulli i tij me përfaqësuesen ka përfunduar: “Rikthimi në kombëtare? Gjithçka është mbyllur sa i përket kësaj teme… tani më e rëndësishme është sezoni me Bayern Munich”.

Ndërkohë, ish-legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthäus konfirmoi se nuk ka gjasa për ndryshim të këtij vendimi, duke theksuar edhe qëndrimin e trajnerit aktual të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

“Julian Nagelsmann nuk do ta hapë atë derë për rikthimin e Neuer dhe për këtë arsye fjalët e tij për pensionim mbeten të pandryshuara. Jam i sigurt për këtë”, u shpreh Matthäus.

Kështu, një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit modern i jep fund përfundimisht aventurës së tij me kombëtaren gjermane, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.

Flaka

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Prill, 2026 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?