Champions League: Barcelona pret Atletico, PSG përballet me Liverpoolin sonte
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy ndeshje të tjera çerekfinale të Champions League, pas përballjeve të djeshme mes Real Madrid-Bayern dhe Sporting-Arsenal.
Në “Camp Nou”, Barcelona pret Atletico Madridin në ndeshjen e parë të fazës 1/4. Edhe pse katalanasit kanë më shumë sukses historik, Atletico ka dominuar përballjet direkte në këtë fazë, duke fituar të dy duelit e mëparshëm në çerekfinale.
Barcelona vjen pas një fitorje të thellë ndaj Newcastle, që tregon potencialin e saj ofensiv, ndërsa skuadra e Diego Simeone ka shfaqur shumë forcë sulmuese këtë sezon dhe vjen me besim pas eliminimit të Barcelonës në Kupën e Mbretit. Përballja pritet të jetë me gola dhe emocione të forta, ndërsa rezultati mund të jetë vendimtar për kualifikimin.
Barcelona (4-3-3):
- Portier: Garcia J. (13)
- Mbrojtës: Cancelo J. (2), Cubarsi P. (5), Martin G. (18), Kounde J. (23)
- Mesfushorë: Pedri (C) (8), Garcia E. (24), Olmo D. (20)
- Sulmues: Lamine Yamal (10), Lewandowski R. (9), Rashford M. (14)
Atletico Madrid (4-3-3):
- Portier: Musso J. (1)
- Mbrojtës: Molina N. (16), Le Normand R. (24), Hancko D. (17), Ruggeri M. (3)
- Mesfushorë: Simeone G. (20), Lookman A. (22), Llorente M. (14), Koke (C) (6)
- Sulmues: Griezmann A. (7), Alvarez J. (19)
Në po të njëjtën orë, Paris Saint-Germain dhe Liverpool do të përballen në ndeshjen e parë të çerekfinaleve. Kampionët në fuqi, PSG, vijnë me moral të lartë pas suksesit ndaj Liverpoolit sezonin e kaluar dhe pas fitimit të trofeut nën drejtimin e Luis Enrique.
Liverpool synon një rezultat pozitiv në transfertë për të ruajtur shanset për kualifikim në “Anfield”. Ky duel pritet të jetë një nga përballjet më të forta të këtij edicioni, me dy skuadra që kanë armë të fuqishme në sulm dhe synojnë trofeun.
Paris Saint-Germain (PSG)
- GK: Safonov M.
- Dembele O.
- Doue D.
- Hakimi A.
- Kvaratskhelia K.
- Marquinhos (C)
- Mendes N.
- Neves J.
- Pacho W.
- Vitinha
- Zaire-Emery W.
Liverpool FC
- GK: Mamardashvili G.
- Ekitike H.
- Frimpong J.
- Gomez J.
- Gravenberch R.
- Kerkez M.
- Konate I.
- Mac Allister A.
- Szoboszlai D.
- van Dijk V. (C)
- Wirtz F.
Flaka
















