Kroos: “Nuk besoj që Atlético do ta fitojë Champions League”
Toni Kroos ka bërë një deklaratë interesante lidhur me garën për fitimin e UEFA Champions League, duke komentuar shanset e Atlético Madrid dhe FC Barcelona.
Mesfushori gjerman u shpreh skeptik për mundësinë që Atlético Madrid të fitojë trofeun më prestigjioz për klube në Evropë.
“Nuk mendoj se Atlético Madrid do ta fitojë Champions League”, deklaroi Kroos.
Ai shtoi se, pas një dekade të kaluar te Real Madrid, nuk do të dëshironte që as Atlético apo Barcelona ta fitonin këtë kompeticion.
“Atlético apo Barça? A nuk mund të humbin të dyja? Pas dhjetë viteve që kalova te Real Madridi, nuk dua që asnjëra të fitojë. Por nëse duhet të zgjedh, do të preferoja Atléticon, sepse vitin tjetër nuk do të kenë të njëjtat shanse”, u shpreh ai.
Kroos theksoi se nuk ka urrejtje ndaj asnjërit klub, por kjo qëndron më shumë si pasojë e lidhjes së tij të fortë me Real Madridin.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime në opinionin sportiv, sidomos në Spanjë, duke shtuar tensionin dhe rivalitetin mes klubeve të mëdha.
Flaka
















