Rrëfim i sinqertë i Vedat Muriqit për karrierën e tij
Vedat Muriqi ka ndarë një rrëfim emocional për fillimet e karrierës së tij dhe rrugëtimin deri në futbollin elitar europian, në një intervistë për Klan Kosova me gazetarin Arlind Sadiku.
Sulmuesi kosovar tregoi se rroga e tij e parë te KF Liria Prizren ishte vetëm 50 euro, duke kujtuar me emocion momentet e vështira të fillimit të karrierës, kur klubi kishte probleme financiare dhe shpesh nuk paguhej në kohë.
Ai rrëfeu gjithashtu për përvojat e tij në klube të ndryshme, duke theksuar sakrificat dhe pozicionet e ndryshme ku është aktivizuar në fushë gjatë viteve të para.
Muriqi foli edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se nëse do të kishte oferta nga gjigantë si Real Madrid apo FC Barcelona, zgjedhja do të varej si nga familja ashtu edhe nga aspekti ekonomik në fund të karrierës.
Sulmuesi zbuloi gjithashtu një moment interesant nga e kaluara, kur gjatë kohës te Fenerbahçe kishte biseduar për transferim te SS Lazio, por në të njëjtën kohë kishte marrë një ofertë të fortë nga Paris Saint-Germain, duke treguar se sa pranë ishte kalimit te një klub i madh europian.
“Një shqiptar e mban fjalën,” theksoi Muriqi, duke nënvizuar besnikërinë në vendimet e tij.
Flaka
















