Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka dhënë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij në klubin katalanas, duke theksuar se dëshiron ta mbyllë karrierën pikërisht në “Camp Nou”.
Flick u shpreh qartë për ambiciet e tij: “Barcelona do të jetë klubi im i fundit… ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve këtu”. Ai shtoi se synon të rinovojë kontratën dhe të jetë trajneri i skuadrës kur stadiumi i ri Spotify Camp Nou të përfundojë plotësisht.
Tekniku gjerman vuri theksin edhe te projekti afatgjatë i klubit: “Ne po ndërtojmë një familje. Kemi një skuadër fantastike për të ardhmen dhe ëndërrojmë ta fitojmë Champions League këtu”.
Deklaratat e Flick vijnë në një moment kyç për Barcelonën, e cila është në proces rindërtimi dhe synon rikthimin në majat e futbollit evropian, duke u mbështetur te një kombinim talentesh të rinj dhe përvojë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Prill, 2026 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.