Mrekullitë e limonit: përfitimet që duhet t’i dini
Lemoni është një nga përbërësit më të përdorur në jetën e përditshme, jo vetëm në kuzhinë, por edhe për përfitimet e shumta shëndetësore që ofron. I pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, limoni konsiderohet një aleat i rëndësishëm për organizmin.
Ekspertët theksojnë se konsumimi i ujit me limon në mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, pasi stimulon funksionin e mëlçisë dhe ndihmon trupin të përpunojë më mirë ushqimin gjatë ditës. Po ashtu, limoni njihet për vetitë e tij diuretike, duke ndihmuar në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe në mbështetjen e traktit urinar.
Përveç kësaj, limoni ka efekt antiseptik dhe mund të ndihmojë në luftimin e baktereve, ndërsa përdoret shpesh edhe në kujdesin e lëkurës për reduktimin e akneve, rrudhave dhe pikave të zeza. Në aspektin oral, ai kontribuon në freskimin e gojës dhe eliminimin e erërave të pakëndshme.
Falë përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe vitaminës C, limoni ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe forcimin e sistemit imunitar. Disa studime sugjerojnë gjithashtu se konsumimi i rregullt i vitaminës C mund të ketë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve serioze.
Megjithatë, specialistët këshillojnë që limoni të përdoret me kujdes në raste të caktuara dhe të mos zëvendësojë trajtimin mjekësor për probleme serioze shëndetësore.
Flaka
















