ASH: Vetëm 12 nga 77 vende pune për shqiptarët në DAP

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 20:24

ASH: Vetëm 12 nga 77 vende pune për shqiptarët në DAP

Të dhënat nga konkursi i fundit i brendshëm në Drejtorinë për të Ardhura Publike, ku nga 77 vende pune të plotësuara vetëm 12 u takojnë shqiptarëve, ngrenë shqetësime serioze për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në këtë institucion.

Sipas të dhënave që disponojmë, i njëjti trend është përsëritur edhe në katër-pesë konkurset e fundit të brendshme gjatë tri viteve të fundit, ku përfaqësimi i shqiptarëve është sjellë vazhdimisht rreth 10–15 për qind.

Gjendje e ngjashme paraqitet edhe në pozitat udhëheqëse. Nga 70 drejtues në DAP, vetëm 9 janë shqiptarë, ndërsa në Drejtorinë Rajonale të Shkupit të dyja pozitat kryesore mbahen nga pjesëtarë të komunitetit maqedonas.

Këto të dhëna kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Shfuqizimi i Balancuesit pa vendosjen e menjëhershme të një mekanizmi tjetër efektiv ka krijuar një boshllëk në monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Arsyetimi se punësimet dhe avancimet nuk bëhen mbi bazë etnike nuk mjafton për të sqaruar një rezultat që, sipas të dhënave të disponueshme, përsëritet në disa konkurse me radhë. Institucionet duhet të publikojnë të dhënat e plota dhe kriteret mbi të cilat janë bërë këto avancime.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është parim kushtetues dhe duhet të garantohet në praktikë, në çdo nivel të administratës publike. Prandaj kërkohet përfundimi sa më shpejt i procedurës ligjore dhe vendosja e mekanizmave të qartë, të matshëm dhe transparentë që do të parandalojnë çdo formë të përjashtimit apo pabarazisë në institucionet shtetërore.

1

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut