Çfarë ndodh me trupin kur ndaloni së ngrëni mish?
Debatet rreth të ushqyerit vegjetarian vazhdojnë të jenë të shumta, por ekspertët shëndetësorë theksojnë gjithnjë e më shumë përfitimet që sjell shmangia e mishit në dietën e përditshme.
Sipas specialistëve të ushqyerjes, kalimi në një dietë me bazë bimore mund të sjellë humbje peshe natyrale, pasi njerëzit që heqin dorë nga mishi shpesh arrijnë të ulin kilogramët e tepërt pa pasur nevojë për numërim të rreptë kalorish apo rritje të madhe të aktivitetit fizik.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm lidhet me shëndetin e zorrëve, ku rritet numri i baktereve të mira. Megjithatë, gjatë fazës së përshtatjes mund të shfaqen simptoma si fryrje barku apo ndryshime në tretje, derisa organizmi të përshtatet me dietën e re.
Ekspertët vërejnë gjithashtu përmirësim të dukshëm të lëkurës, me reduktim të akneve dhe pikave të zeza, si rezultat i një ushqyerjeje më të pasur me fruta dhe perime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit.
Vegjetarianët shpesh raportojnë edhe rritje të energjisë gjatë ditës, si dhe një ndjesi më të lehtë fizike dhe mendore.
Në aspektin shëndetësor, studime të ndryshme tregojnë se reduktimi i konsumit të mishit të kuq mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit, diabetit dhe disa llojeve të kancerit, duke e bërë këtë mënyrë ushqyerjeje gjithnjë e më të rekomanduar nga specialistët.
Flaka
















