A shkakton zbutësi rënie të flokëve? Dermatologia jep përgjigjen
Përdorimi i zbutësit të flokëve shpesh shoqërohet me dilema dhe keqkuptime, sidomos kur bëhet fjalë për ndikimin e tij në rënien e flokëve. Megjithatë, sipas dermatologes Aanchal Panth, ky produkt nuk është shkaktar i rënies së tyre.
Ajo thekson se zbutësi ndihmon në përmirësimin e strukturës së flokëve, duke i bërë më të buta dhe më të lehta për t’u menaxhuar. “Zbutësi i flokëve nuk shkakton rënie të tyre. Duhet të aplikohet vetëm në dy të tretat e pjesës së poshtme të flokëve dhe të shpëlahet mirë”, shpjegon Panth.
Sipas saj, përdorimi i duhur i zbutësit sjell disa përfitime të rëndësishme: ndihmon në mbylljen e kutikulës së flokut, redukton majat e ndara, rrit shkëlqimin dhe mbron flokët nga dëmtimet që vijnë nga përdorimi i mjeteve të nxehta për stilim.
Megjithatë, ajo paralajmëron se personat me flokë të yndyrshëm dhe të hollë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi përdorimi i shpeshtë i zbutësit mund t’i bëjë flokët të duken më të rënduara dhe të sheshta.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e produkteve sipas tipit të flokëve dhe aplikimin korrekt për të shmangur efektet e padëshiruara.
Flaka
















