Seedorf zgjedh favoritët: Arsenal drejt triumfit të Champions League
Legjenda e futbollit holandez Clarence Seedorf ka veçuar Arsenalin si favoritin kryesor për të fituar UEFA Champions League këtë sezon, duke theksuar forcën mbrojtëse të skuadrës londineze.
Sipas Seedorf, çelësi i suksesit të Arsenalit qëndron te qëndrueshmëria në prapavijë dhe numri i lartë i ndeshjeve pa pësuar gol.
“Pyetni portierët e Paris Saint-Germain dhe FC Bayern Munich nëse janë të lumtur. Ata nuk janë, sepse një ‘portë e pa prekur’ ka qenë gjithmonë diçka e shenjtë për portierët,” u shpreh ai.
Ai shtoi se Arsenali ka bërë diferencën pikërisht në këtë aspekt gjatë këtij sezoni: “Kemi parë një skuadër si Arsenali që ka bërë ndryshimin këtë vit, duke pasur shumë ndeshje pa pësuar gol dhe duke arritur deri këtu.”
Në fund, ish-mesfushori legjendar u shpreh i bindur për potencialin e “Topçinjve”: “Nëse do të duhej të zgjidhja një skuadër që mund ta fitojë trofeun për shkak të kësaj aftësie, ajo do të ishte Arsenali.”
Forma mbresëlënëse dhe balanca mes mbrojtjes dhe sulmit e bëjnë Arsenal FC një pretendent serioz për të ngritur trofeun më të madh evropian për klube.
Flaka
















