Pse ndiheni gjithmonë të lodhur? Shkaqet që nuk i keni menduar
Ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës, edhe kur nuk keni bërë ndonjë aktivitet të rëndë? Ekspertët theksojnë se mungesa e energjisë mund të lidhet me disa faktorë të zakonshëm që shpesh ne i injorojmë në përditshmëri.
Një nga shkaqet kryesore është mungesa e hekurit në organizëm, e cila ul furnizimin me oksigjen në muskuj dhe qeliza, duke shkaktuar ndjesi të vazhdueshme lodhjeje dhe në disa raste edhe anemi. Specialistët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të pasura me hekur për të përmirësuar gjendjen.
Një tjetër faktor është konsumimi i tepërt i kafesë. Edhe pse kafeina ndihmon në mbajtjen zgjuar, përdorimi i saj i tepruar mund të çrregullojë gjumin dhe të ndikojë negativisht në energjinë gjatë ditës.
Përdorimi i zgjatur i celularit dhe pajisjeve elektronike gjithashtu ndikon në cilësinë e gjumit, pasi drita blu mund të prishë ritmin natyral të trupit dhe të vështirësojë pushimin e duhur gjatë natës.
Shmangia e mëngjesit është një tjetër gabim i zakonshëm, pasi kjo shujtë është thelbësore për furnizimin me energji gjatë ditës. Ekspertët sugjerojnë një mëngjes të balancuar me proteina, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme.
Në fund, dehidratimi mbetet një nga shkaqet më të nënvlerësuara të lodhjes, pasi mungesa e ujit ul qarkullimin e oksigjenit në trup dhe ndikon drejtpërdrejt në funksionimin normal të organizmit.
Flaka
















