Frutat që mund të ngadalësojnë plakjen sipas studimeve
Disa fruta të zakonshme si mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e procesit të plakjes, sipas studimeve shkencore.
Procesi i plakjes lidhet ngushtë me një fenomen të quajtur “përkeqësimi qelizor”, ku qelizat humbasin aftësinë për t’u rigjeneruar dhe fillojnë të kontribuojnë në inflamacionin e trupit. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar e ka më të vështirë të eliminojë këto qeliza të dëmtuara, duke çuar në grumbullimin e tyre dhe përshpejtimin e plakjes së indeve.
Sipas një studimi të Universitetit Mjekësor të Minesotës, disa molekula natyrale të pranishme në ushqime të caktuara mund të ndihmojnë në shkatërrimin e këtyre qelizave të plakura. Ky grupim substancash, i njohur si “fisteinë”, është gjetur në përqendrime të larta tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat.
Studimet tregojnë se këto molekula mund të ulin ndjeshëm numrin e qelizave të dëmtuara, të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe potencialisht të ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë. Veçanërisht, mollët konsiderohen ndër burimet më të pasura dhe rekomandohet konsumimi i tyre i përditshëm.
Përveç kësaj, mollët përmbajnë antioksidantë, flavonoidë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje të ndryshme si tumoret, tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe problemet kardiovaskulare. Ato gjithashtu përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në kontrollin e peshës, duke ofruar ndjenjë ngopjeje për një kohë më të gjatë.
Flaka
















