Spinaqi, aleat natyral për organizmin
Spinaqi konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin, falë përmbajtjes së lartë me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ndërsa ka shumë pak kalori.
Ky perim me gjethe jeshile është i pasur me hekur, kalcium, magnez, kalium, proteina dhe vitamina A, B dhe C, duke luajtur rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të trupit.
Sipas të dhënave ushqyese, spinaqi mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa sëmundjeve, përfshirë problemet me zemrën, diabetin dhe inflamacionet në organizëm. Ai përmban antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe luftimin e stresit oksidativ.
Gjithashtu, konsumimi i rregullt i spinaqit ndihmon në përmirësimin e tretjes, falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe ujit, duke ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut.
Për shkak të përmbajtjes së kaliumit, spinaqi rekomandohet edhe për personat me tension të lartë të gjakut, pasi ndihmon në balancimin e efekteve të natriumit në trup.
Ky ushqim është gjithashtu i dobishëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës, si dhe për forcimin e kockave, falë vitaminës K dhe rolit të saj në përthithjen e kalciumit.
Në përgjithësi, spinaqi konsiderohet një “superushqim” që mund të përfshihet lehtësisht në dietën e përditshme për një shëndet më të mirë.
Flaka
















