Studim: Ushqimi djegës çdo ditë mund të lidhet me rrezik më të lartë të rënies së kujtesës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Maj, 2026 23:29

Studim: Ushqimi djegës çdo ditë mund të lidhet me rrezik më të lartë të rënies së kujtesës

Një studim i ri nga studiues të Universitetit Australisë Jugore dhe Universitetit të Katarit ka ngritur shqetësime rreth konsumit të përditshëm të ushqimeve djegëse dhe ndikimit të mundshëm në shëndetin e trurit.

Sipas kërkimit, personat mbi moshën 55 vjeç që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi djegës çdo ditë mund të kenë rrezik më të lartë për rënie të kujtesës dhe aftësive njohëse, krahasuar me ata që e konsumojnë më rrallë.

Studimi, i cili ka zgjatur rreth 15 vjet dhe ka përfshirë mijëra pjesëmarrës, sugjeron se konsumimi i më shumë se 50 gramëve ushqim djegës në ditë mund të lidhet me dyfishim të rrezikut për probleme të kujtesës në moshë të shtyrë.

Studiuesit theksojnë se lidhja e saktë ende nuk është plotësisht e qartë dhe nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar mekanizmin e këtij efekti.

Pavarësisht kësaj, ata nënvizojnë se rezultatet nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht ndalim të ushqimeve djegëse, por kujdes në konsumimin e tepruar.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Maj, 2026 23:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?