Dieta me banane që po bën bujë nëpër botë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Maj, 2026 20:48

Dieta me banane që po bën bujë nëpër botë

“Morning Banana Diet”, e krijuar në vitin 2008 nga mjeku japonez Kazuyoshi Fujimoto, vazhdon të mbetet një nga dietat më të përfolura në botë për humbje të shpejtë peshe dhe stil më të thjeshtë ushqimor.

Kjo dietë bazohet kryesisht në konsumimin e bananes në mëngjes, një frut i pasur me fibra, kalium, vitaminë C dhe vlera të tjera ushqyese. Sipas metodës, banania kombinohet me ujë të vakët dhe mund të shoqërohet me kos pa yndyrë, ndërsa gjatë ditës lejohet një regjim më i balancuar ushqimor.

Në mëngjes rekomandohen deri në tre banane, ndërsa konsumi i ujit është thelbësor, me një sasi deri në 2.5 litra në ditë.

Në drekë përfshihen proteina pa yndyrë si pule, peshk ose gjel deti, së bashku me perime të ziera ose në avull, ndërsa karbohidratet si buka, orizi dhe ëmbëlsirat kufizohen rreptësisht.

Darka është më e lehtë, me ushqime si banane, vezë, qumësht i skremuar dhe perime të freskëta.

Sipas promovuesve të dietës, ajo mund të ndihmojë në humbje peshe deri në 3 kg brenda disa ditësh dhe thuhet se mund të kontribuojë edhe në përmirësimin e shëndetit metabolik nëse ndiqet periodikisht.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se çdo dietë duhet të ndiqet me kujdes dhe e përshtatur me nevojat individuale të organizmit.

Flaka

123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Maj, 2026 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?