Ushqimet që ndihmojnë kujtesën dhe shëndetin e trurit, sipas ekspertëve
Kujtesa është një nga funksionet më të rëndësishme të trurit dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës.
Sipas psikologëve dhe specialistëve të shëndetit, disa ushqime natyrale mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve cerebrale dhe forcimin e kujtesës afatgjatë.
Boronicat janë ndër ushqimet më të rekomanduara, pasi përmbajnë proantocianidina që mbrojnë trurin nga toksinat dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.
Domatet, përmes likopenit, ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të trurit dhe kujtesës afatgjatë, ndërsa spinaqi është i pasur me vitamina që mbrojnë qelizat nervore nga plakja.
Farat e kungullit ofrojnë minerale të rëndësishme si zinku dhe omega 3, të cilat ndikojnë në proceset e të menduarit dhe kujtesës.
Edhe vezët janë të rëndësishme për trurin, falë kolinës që ndihmon në funksionet kardiovaskulare dhe cerebrale.
Kurkuma njihet për vetitë e saj anti-inflamatore dhe rolin e mundshëm në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Ndërsa brokoli, i pasur me antioksidantë dhe acid folik, ndihmon në reduktimin e harresës dhe mbrojtjen e trurit nga dëmtimet oksidative.
Ekspertët theksojnë se një dietë e balancuar me këto ushqime mund të kontribuojë në përmirësimin e kujtesës dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor.
Flaka
















