Si ta përshpejtoni metabolizmin pas të 40-ave
Metabolizmi është një proces jetik që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si trupi ynë shndërron ushqimin në energji.
Sipas ekspertëve të shëndetit, metabolizmi ndikohet nga faktorë të shumtë si sistemi nervor, hormonet dhe mosha, duke u ngadalësuar natyrshëm me kalimin e viteve. Pas të 40-ave, organizmi ka tendencë të djegë më pak kalori, duke e bërë më të vështirë humbjen e peshës.
Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë disa mënyra të thjeshta për ta stimuluar atë dhe për të mbajtur një trup të shëndetshëm.
Një nga hapat kryesorë është ushqyerja e balancuar, me më shumë fruta, perime dhe produkte të freskëta, duke reduktuar ushqimet e përpunuara, kripën dhe alkoolin.
Po ashtu, proteinat dhe fibrat luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e tretjes dhe rritjen e ndjenjës së ngopjes, duke ndihmuar në kontrollin e peshës.
Hidratimi është një tjetër faktor kyç, pasi konsumimi i mjaftueshëm i ujit ndihmon në eliminimin e toksinave dhe aktivizimin e metabolizmit.
Aktiviteti fizik si ecja, noti apo çiklizmi mbetet i domosdoshëm për djegien e kalorive dhe mbajtjen e trupit aktiv, ndërsa gjumi i mjaftueshëm ndihmon në balancimin e hormoneve që lidhen me oreksin dhe peshën trupore.
Ekspertët theksojnë se kombinimi i këtyre zakoneve mund të sjellë përmirësim të dukshëm në metabolizëm dhe mirëqenie të përgjithshme.
Flaka
















