Uji në temperaturë dhome mund të ndihmojë në humbjen e peshës
Pirja e ujit gjatë ditës është një nga këshillat më të zakonshme për një organizëm të shëndetshëm, por studimet tregojnë se edhe temperatura e ujit mund të luajë rol të rëndësishëm në metabolizëm dhe humbjen e peshës.
Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, konsumimi i ujit në temperaturë dhome mund të rrisë përkohësisht metabolizmin e trupit. Në hulumtim morën pjesë 14 të rritur të shëndetshëm, të cilët konsumuan rreth 473 mililitra ujë në temperaturë dhome.
Rezultatet treguan se brenda 40 minutash pas konsumimit të ujit, pjesëmarrësit përjetuan një rritje prej rreth 30 për qind të metabolizmit. Studiuesit arritën në përfundimin se pirja e rreth dy litrave ujë në temperaturë dhome çdo ditë mund të ndihmojë trupin të shpenzojë më shumë energji.
Ekspertët theksojnë se uji në temperaturë dhome jo vetëm që ndihmon në hidratim, por mund të kontribuojë edhe në largimin e toksinave nga organizmi. Për më tepër, studime të tjera kanë treguar se pirja e ujit që nuk është shumë i ftohtë mund të lehtësojë kapsllëkun dhe të përmirësojë tretjen.
Megjithëse uji nuk është një “zgjidhje magjike” për humbjen e peshës, specialistët rekomandojnë konsumimin e rregullt të tij si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm dhe të balancuar.
Flaka
















