Çokollata ndihmon trurin dhe qarkullimin e gjakut
Çokollata mbetet një nga ëmbëlsirat më të pëlqyera në botë, por studimet e fundit tregojnë se ajo nuk është vetëm kënaqësi, por edhe burim i rëndësishëm përfitimesh shëndetësore.
Sipas studimeve të ndryshme, çokollata e zezë dhe kakaoja janë të pasura me antioksidantë, substanca natyrale që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira në organizëm. Këto radikale lidhen me inflamacionin dhe zhvillimin e disa sëmundjeve kronike.
Kakaoja përmban gjithashtu një gamë të gjerë mineralesh si fibra, bakër, magnez, mangan, zink, selenium, fosfor, kalium dhe hekur, duke e bërë atë një nga burimet më të pasura natyrore të ushqyesve.
Ekspertët theksojnë se flavonoidët e çokollatës mund të ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin mendor, duke mbrojtur neuronet dhe duke ulur inflamacionin në sistemin nervor qendror. Gjithashtu, ajo ndihmon në prodhimin e oksidit nitrik, i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë.
Përveç përfitimeve fizike, çokollata lidhet edhe me përmirësimin e humorit, pasi stimulon prodhimin e endorfinës, hormonit të lumturisë.
Megjithatë, studimet paralajmërojnë se në disa raste çokollata mund të nxisë migrenën tek persona të ndjeshëm, ndaj konsumimi duhet të bëhet me kujdes dhe në sasi të kontrolluara. Sipas rekomandimeve, rreth 20 gramë çokollatë e zezë çdo tre ditë mund të sjellë përfitime të dukshme.
Flaka
















