Studimi: Portokalli ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit
Një studim i ri shkencor sugjeron se një dietë e pasur me fruta dhe perime, veçanërisht me përmbajtje të lartë flavonoidesh, mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse dhe në mbajtjen e trurit më “të ri” për një kohë më të gjatë.
Studiuesit kanë analizuar të dhëna afatgjata nga gati 50 mijë gra dhe rreth 28 mijë burra, të ndjekur për një periudhë 20-vjeçare, duke vlerësuar dietën e tyre dhe aftësitë e kujtesës.
Sipas rezultateve, personat që konsumonin më shumë ushqime të pasura me flavonoide kishin deri në 20% më pak rënie të funksioneve njohëse krahasuar me të tjerët.
Flavonoidet, që gjenden në shumë fruta dhe perime, njihen për vetitë e tyre antioksiduese dhe rolin në mbrojtjen e qelizave të trurit nga plakja dhe dëmtimi.
Cilat ushqime ndihmojnë më shumë?
Studiuesit theksojnë se:
- Ushqimet e pasura me flavone (si perimet dhe frutat e verdha e portokalli) lidhen me deri në 38% rrezik më të ulët të rënies njohëse.
- Ushqimet me antocianina (si manaferrat e kuqe, vjollcë dhe blu) lidhen me rreth 24% rrezik më të ulët.
Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e përditshme të frutave si portokalli dhe manaferrat, të cilat mund të përmirësojnë kujtesën dhe performancën njohëse edhe tek të rriturit e moshuar.
Flaka
















