Këto ushqime nuk duhet t’i ngrohni kurrë në mikrovalë!
Mikrovala është bërë një nga pajisjet më të përdorura në çdo kuzhinë moderne, falë shpejtësisë dhe prakticitetit që ofron. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se jo çdo ushqim është i sigurt për t’u ringrohur në mikrovalë, pasi disa prej tyre mund të bëhen të dëmshme për shëndetin.
Një ndër ushqimet më problematike është orizi. Nëse nuk ruhet siç duhet në frigorifer dhe më pas ngrohet sërish, ai mund të shkaktojë helmim ushqimor, të shoqëruar me të vjella dhe diarre.
Edhe kërpudhat konsiderohen të rrezikshme për t’u ringrohur, pasi proteinat e tyre ndryshojnë strukturë pas ngrohjes së dytë dhe mund të ndikojnë negativisht në organizëm.
Po ashtu, qepa, selinoja dhe panxhari i kuq, të cilat përdoren shpesh në supa dhe gjellë, mund të zhvillojnë substanca të dëmshme kur ngrohen përsëri në mikrovalë.
Ekspertët këshillojnë kujdes edhe me vajrat dhe yndyrat. Disa vajra si ai i lajthisë, arrës, farave të rrushit dhe avokados oksidohen shumë shpejt pas përdorimit, ndaj nuk rekomandohet të përdoren apo të ngrohen disa herë.
Për të shmangur rreziqet, rekomandohet që ushqimet të ruhen në mënyrë të sigurt dhe të konsumohen të freskëta sa herë që është e mundur.
Flaka










