Studimi i ri: Kafeja mund të ndihmojë në djegien e yndyrës
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se konsumimi i një filxhani kafe mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si organizmi djeg yndyrën dhe prodhon energji. Sipas raportimit të Medical News Today, studiuesit kanë realizuar për herë të parë një studim te njerëzit që tregon efektin e kafesë në aktivizimin e yndyrës kafe në trup.
Yndyra kafe konsiderohet si një lloj “yndyre e mirë”, pasi ndihmon organizmin të shndërrojë përbërësit ushqyes në energji dhe të djegë dhjamin e tepërt. Në të kundërt, yndyra e bardhë lidhet me probleme si obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Shkencëtarët besojnë se stimulimi i transformimit të yndyrës së bardhë në yndyrë kafe mund të jetë një mënyrë efikase për të luftuar mbipeshën dhe problemet metabolike.
Në qendër të studimit ishte proteina UCP1, e cila ndodhet në mitokondri dhe ndihmon në prodhimin e energjisë. Eksperimentet treguan se kafeina rrit nivelin e kësaj proteine, duke nxitur aktivizimin e yndyrës kafe dhe djegien e kalorive.
Autorët e studimit theksuan se rezultatet janë premtuese, por kërkimet do të vazhdojnë për të identifikuar komponentin specifik të kafesë që ndikon në këtë proces dhe që mund të përdoret në të ardhmen për luftimin e obezitetit.
Flaka










