Pse duhet të konsumoni më shumë ullinj çdo ditë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2026 14:53

Pse duhet të konsumoni më shumë ullinj çdo ditë

Ullinjtë konsiderohen si një nga ushqimet më të shëndetshme të dietës mesdhetare, falë vlerave të tyre të larta ushqyese dhe ndikimit pozitiv në organizëm.

Sipas ekspertëve të ushqyerjes, konsumimi i rregullt i ullinjve dhe vajit të ullirit mund të sjellë disa përfitime të rëndësishme për shëndetin.

1. Mbrojnë zemrën dhe forcojnë imunitetin
Ullinjtë janë të pasur me antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga substancat e dëmshme dhe kontribuojnë në uljen e kolesterolit, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Ndihmojnë në kontrollin e peshës
Përmbajnë yndyrna të shëndetshme që nuk grumbullohen si depo yndyrore në trup, duke ndihmuar në menaxhimin e peshës.

3. Ulin inflamacionin dhe lehtësojnë dhimbjet
Falë përbërësit oleokantal, ullinjtë kanë veti të forta anti-inflamatore që ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve dhe inflamacionit në trup.

4. Përmirësojnë lëkurën dhe flokët
Janë të pasur me omega 3 dhe vitaminë E, të cilat ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve, duke i bërë më të shëndetshëm dhe të fortë.

5. Ndihmojnë tretjen
Fibrat që përmbajnë ullinjtë përmirësojnë funksionin e sistemit tretës dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrëve.

Ullinjtë mbeten një zgjedhje e thjeshtë, por shumë e fuqishme për një dietë të ekuilibruar dhe stil jetese më të shëndetshëm.

Flaka

6

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2026 14:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut