Florentino Pérez pritet të zbulojë planin e ri zgjedhor te Real Madridi: Mourinho, stabilitet dhe vizion afatgjatë
Presidenti i Real Madridit Florentino Pérez pritet të shpallë nesër fushatën e tij zgjedhore, ku do të prezantojë vizionin dhe prioritetet për të ardhmen e klubit gjigant spanjoll Real Madrid.
Sipas raportimeve, Pérez do të theksojë sukseset e arritura gjatë mandatit të tij dhe stabilitetin që klubi ka pasur nën drejtimin e tij, duke e vendosur Real Madridin si një nga klubet më të fuqishme në botën e futbollit.
Një nga pikat kryesore të planit të tij pritet të jetë emërimi i José Mourinho si trajner i ri i ekipit, një lëvizje që do të rikthente një emër të madh në “Bernabéu”.
Megjithatë, nuk priten goditje të mëdha në merkato, pasi Pérez vazhdon të konsiderojë si bosht kryesor të skuadrës treshen Mbappé–Vinícius–Bellingham.
Në planin e tij, ai gjithashtu do të mbrojë projektin e rinovimit të stadiumit “Bernabéu”, duke theksuar rritjen e ndjeshme të të ardhurave të klubit. Po ashtu, do të prezantohen përditësime mbi modelin e pronësisë së klubit dhe pozicionin e ri të Real Madridit në futbollin europian pas marrëveshjeve me UEFA.
Ky zhvillim pritet të sjellë debat të madh në skenën futbollistike dhe mes tifozëve madrilenë.
Flaka
















