Savinho pranë Tottenhamit, bisedimet me Manchester Cityn janë në fazë të avancuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Qershor, 2026 10:20

Savinho pranë Tottenhamit, bisedimet me Manchester Cityn janë në fazë të avancuar

Lëvizja e brazilianit Savinho drejt Tottenham Hotspur po merr formë gjithnjë e më shumë, pasi bisedimet mes palëve janë në zhvillim e sipër dhe optimizmi për arritjen e marrëveshjes është i lartë.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi anësor është i hapur për t’iu bashkuar Spurs, ndërsa klubi londinez e kishte identifikuar atë si një nga objektivat kryesorë që verën e kaluar. Pas interesimit të hershëm, Tottenham ka rikthyer kontaktet dhe tashmë po punon për finalizimin e kushteve personale me lojtarin.

Nga ana tjetër, Manchester City nuk e konsideron të paprekshëm Savinhon dhe është i gatshëm të dëgjojë oferta për kartonin e tij. City mund të jep dritën jeshile për transferimin nëse arrin një ofertë e kënaqshme financiare.

Negociatat mes klubeve vazhdojnë, ndërsa Tottenham mbetet i bindur se mund ta mbyllë me sukses këtë transferim. Nëse marrëveshja finalizohet, Savinho do të ishte një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës londineze.

Flaka

64
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Qershor, 2026 10:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
64
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?