Prishtinë, mijëra qytetarë në protestë, në thirrje për drejtësi

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2026 17:30

Prishtinë, mijëra qytetarë në protestë, në thirrje për drejtësi

Platforma “Liria ka Emër”  ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Marshi vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit, lidhur me dënimin prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Protesta e sotme ka karakter kombëtar ndërsa organizatorët thonë se ato nuk do të ndalen dhe do të vijojnë çdo ditë gjatë mbrëmjeve.

Marshi synon të përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste.

 Sipas organizatorëve, zgjedhja e 1 tetorit nuk është e rastësishme. Kjo datë lidhet me protestën studentore të 1 tetorit 1997, e cila konsiderohet një nga momentet simbolike të rezistencës paqësore në Kosovë.

Një qytetar është shfaqur në protestën në Prishtinë me një pankartë ku paraqitet në mënyrë karikaturale kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, i cili më 16 shtator shpalli aktgjykimin dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në karikaturë, Smith paraqitet me togën e gjyqtarit dhe një çekiç ku shkruan “BE”, ndërsa pranë pankartës shihet edhe silueta e kryeministrit Albin Kurti.

Ish-Kryeministri i Kosovës, i cili i kishte mposhtur të gjitha akuzat në tribunalin e Hagës, ka arritur në protestën madhështore që po mbahen në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës, ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Protestat në Prishtinë po zhvillohen çdo natë që prej 16 shtatorit, kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Ndër kërkesat e protestuesve është edhe shfuqizimi ose ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

287

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2026 17:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
287

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut