Zyrtare: Andoni Iraola emërohet trajner i ri i Liverpoolit deri në vitin 2028

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Qershor, 2026 10:16

Zyrtare: Andoni Iraola emërohet trajner i ri i Liverpoolit deri në vitin 2028

Një epokë e re nis në Liverpool. Klubi nga “Anfield” ka arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll Andoni Iraola, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë në krye të skuadrës deri në qershor të vitit 2028.

Iraola do të marrë drejtimin e Liverpoolit pas largimit të Arne Slot, duke u bërë figura kryesore e projektit të ri sportiv të klubit. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave, ndërsa drejtuesit e klubit besojnë se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën në vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve, trajneri spanjoll dëshiron të sjellë me vete edhe një pjesë të stafit të tij teknik. Emrat e përfshirë në projektin e ri janë Pablo de la Torre, Tommy Elphick, Shaun Cooper dhe Tom Webber, të cilët pritet t’i bashkohen ekipit amglez.

Emërimi i Iraolës sinjalizon fillimin e një kapitulli të ri për Liverpoolin, me tifozët që shpresojnë se trajneri spanjoll do ta rikthejë klubin në majat e futbollit anglez dhe evropian.

Flaka

64
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Qershor, 2026 10:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
64
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?