Një incident i rëndë është raportuar më 02.06.2026 rreth orës 14:30 në zonën e Saraj–Matkë në Shkup, ku një mosmarrëveshje familjare për çështje biznesi ka eskaluar në përdorim armësh.
Sipas denoncimit në SPB Shkup, shtetasi E.M. (29) nga fshati Llaskarcë ka raportuar se në një objekt ndërtimi në pronësi të tij, ku po punonte me një person tjetër, kanë mbërritur babai i tij E.M. (57) i armatosur me pistoletë dhe xhaxhai S.M. (45) i armatosur me pushkë gjuetie.
Sipas raportimit, pas një konflikti verbal dhe kërkesës për t’u larguar nga objekti, situata ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri në drejtim të objektit, duke shkaktuar dëme materiale edhe në një automjet të parkuar.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka privuar nga liria një nga të dyshuarit, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe municion. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave të ngjarjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Qershor, 2026 21:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.