Bernardo Silva vendos për të ardhmen pas Kupës së Botës, Barcelona mbetet destinacioni i preferuar
E ardhmja e Bernardo Silvës pritet të marrë formë pas përfundimit të Kupës së Botës, ndërsa mesfushori portugez vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Barcelonës.
Sipas raportimeve të fundit, lojtari preferon një transferim te Barcelona, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera, përfshirë Atlético Madridin. Thuhet se Silva i ka dhënë kohë klubit katalanas për të zgjidhur situatën financiare dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme për transferimin e tij.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ekziston një marrëveshje paraprake mes lojtarit dhe Barcelonës, ndërsa trajneri Hansi Flick e konsideron portugezin një përforcim të rëndësishëm për projektin e tij.
Megjithatë, Barcelona duhet fillimisht të realizojë disa largime nga skuadra për të balancuar financat dhe për të regjistruar lojtarë të rinj. Vetëm pas këtyre lëvizjeve, klubi do të mund të intensifikojë përpjekjet për transferimin e Bernardo Silvës.
Për momentin, fokusi i lojtarit mbetet te angazhimet ndërkombëtare, ndërsa vendimi final për të ardhmen e tij pritet të merret pas përfundimit të Kupës së Botës.
Flaka
















