Alarm te Gjermania: Lennart Karl pëson lëndim të ri, rrezikon Botërorin
Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një lajm shqetësues pak para vazhdimit të garës, pasi talenti i ri Lennart Karl ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme.
Lajmin e konfirmoi trajneri Julian Nagelsmann, i cili pranoi se situata nuk duket aspak pozitive për lojtarin. Sipas tij, Karl është dërguar menjëherë në spital për ekzaminime të detajuara, ndërsa stafi mjekësor po pret rezultatet e skanimeve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
“Lennart Karl pësoi një lëndim në stërvitjen e sotme. Nuk duket mirë. Ai shkoi në spital dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve. Duhet të presim diagnozën dhe të shohim nëse mund të luajë në Botëror apo nëse do të na duhet të ftojmë një zëvendësues”, deklaroi Nagelsmann.
Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e Karl në turne, ndërsa federata gjermane po pret raportin mjekësor për të marrë një vendim përfundimtar.
Lëndimi i tij do të ishte një goditje e rëndë për Gjermaninë, duke pasur parasysh pritshmëritë e mëdha që ekzistojnë rreth talentit të ri. Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së lojtarit dhe kohës së rikuperimit.
Flaka
















