Chiesa sinjalizon largimin nga Liverpooli: “Dua të luaj rregullisht”
Federico Chiesa ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij te Liverpool mund të jetë në dyshim, duke theksuar nevojën për më shumë minuta loje dhe vazhdimësi në karrierën e tij.
Sulmuesi italian pranoi se sezoni i tij i parë në Premier League ka qenë i vështirë, me pak hapësira në fushë, ndërsa shtoi se situata e tij do të analizohet gjatë fazës përgatitore në Shtetet e Bashkuara, përpara se të zhvillojë bisedime me klubin dhe trajnerin e ri Iraola.
“Dua të luaj rregullisht. Nëse nuk gjej vazhdimësi në Premier League, duhet të shikoj alternativa të tjera. Vitin e parë te Liverpool praktikisht nuk kam luajtur. Do të flasim me klubin dhe trajnerin dhe do të shohim çfarë ndodh”, u shpreh Chiesa.
Në të njëjtën kohë, ai komentoi edhe për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, duke zbuluar interesimin e Interit për të dhe duke e vlerësuar lart cilësinë e tij teknike.
Sipas Chiesas, Jones ka pyetur për jetën në Itali, ndërsa ai e ka inkurajuar një lëvizje të mundshme, duke theksuar se Interi ka arsye të forta për ta konsideruar atë si objektiv transferimi.
E ardhmja e të dy lojtarëve pritet të diskutohet më tej gjatë merkatos së verës.
Flaka
















