Pérez apo Riquelme? Real Madridi zgjedh presidentin e ri
Vëmendja e tifozëve të Real Madridit është përqendruar te zgjedhjet presidenciale të klubit, ku presidenti aktual, Florentino Pérez, përballet me kandidatin rival Enrique Riquelme në një garë që premton ndryshime të mëdha për të ardhmen e “Los Blancos”.
Sipas premtimeve të bëra gjatë fushatës, Pérez synon të vazhdojë projektin aktual sportiv, duke përfshirë afrimin e trajnerit José Mourinho, si dhe transferimet e mundshme të Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konaté. Gjithashtu, raportohet se ai planifikon një ofertë të madhe prej 150 milionë eurosh për një përforcim të rëndësishëm gjatë merkatos.
Nga ana tjetër, Riquelme ka prezantuar një projekt ambicioz që përfshin transferimin e Rodri dhe Erling Haaland, si dhe një përpjekje për të bindur Jürgen Klopp të marrë drejtimin e skuadrës. Ai ka premtuar gjithashtu një ristrukturim të drejtimit sportiv me figura legjendare si Raúl González, Iker Casillas dhe Vicente del Bosque.
Zgjedhjet pritet të përcaktojnë drejtimin që do të marrë klubi madrilen në vitet e ardhshme, ndërsa tifozët presin me interes rezultatin e një gare që ka ngjallur debat të madh në botën e futbollit.
Flaka
















