Pozicioni i gjumit në shpinë – çfarë duhet të dini
Fjetja në shpinë konsiderohet nga ekspertët si një nga pozicionet më të zakonshme të gjumit, por edhe më të debatueshme për shkak të efekteve të saj në shëndet.
Ky pozicion ka disa përfitime të rëndësishme. Ai ndihmon që qafa dhe shtylla kurrizore të qëndrojnë në një pozicion më natyral, duke ulur presionin mbi muskujt dhe duke favorizuar relaksimin e trupit gjatë natës. Gjithashtu, rekomandohet edhe për të reduktuar formimin e rrudhave në fytyrë, pasi fytyra nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun.
Megjithatë, specialistët paralajmërojnë edhe disa të këqija të mundshme. Disa persona që flenë në këtë pozicion mbajnë duart mbi kokë, gjë që mund të shkaktojë dhimbje në shpatulla. Në këto raste, rekomandohet mbajtja e duarve në pozicion neutral dhe përdorimi i një jastëku të hollë ose një peshqiri të mbështjellë nën gjunjë për të lehtësuar presionin në shpinë.
Gjithashtu, ky pozicion mund të favorizojë gërhitjen dhe gjumin më pak cilësor, duke rritur rrezikun për gjumë të fragmentuar. Sipas ekspertëve, në raste të caktuara kjo mund të lidhet me lodhje gjatë ditës, dhimbje koke dhe madje edhe probleme më serioze shëndetësore si presioni i lartë i gjakut apo rreziku për sëmundje të zemrës.
Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë që çdo person të zgjedhë pozicionin e gjumit që i përshtatet më mirë trupit të tij dhe cilësisë së gjumit.
Flaka
















