Endrick gati për rikthimin te Real Madridi, Mourinho i beson rol kyç në projekt
Talenti brazilian Endrick pritet të jetë një nga emrat më të rëndësishëm në projektin e ri të Real Madrid nën drejtimin e trajnerit José Mourinho.
Sipas raportimeve, drejtuesit madrilenë e kanë informuar Endrickun që në muajin maj se klubi ka besim të plotë tek ai dhe e konsideron një pjesë të rëndësishme të skuadrës për sezonin 2026/27. Pas një huazimi të suksesshëm te Olympique Lyonnais, ku tregoi potencialin e tij të madh, sulmuesi brazilian është gati të rikthehet në “Santiago Bernabéu” me synimin për të fituar një vend në formacion.
Burimet bëjnë të ditur se Mourinho është i entuziazmuar për të punuar me 19-vjeçarin dhe e sheh atë si një opsion të vlefshëm jo vetëm në qendër të sulmit, por edhe në krahët ofensivë. Nga ana tjetër, edhe Endrick mezi pret të nisë aventurën e re në Madrid, ndërsa aktualisht është i fokusuar te angazhimet me përfaqësuesen e Brazilit në Botëror.
Rikthimi i tij pritet të sjellë energji dhe konkurrencë shtesë në repartin ofensiv të Real Madridit, ndërsa tifozët presin me padurim ta shohin talentin brazilian në aksion në epokën e re të klubit.
Flaka
















