Joshua Kimmich ka konfirmuar se në vitin 2024 ka qenë shumë pranë një transferimi te Paris Saint-Germain, përpara se të vendoste të vazhdonte karrierën te Bayern Munich.
Mesfushori gjerman pranoi se drejtuesit e PSG-së, përfshirë Luis Enrique dhe Luis Campos, kishin bërë përpjekje serioze për ta bindur që të transferohej në Paris, duke i prezantuar një projekt ambicioz sportiv.
“Luis Enrique dhe Luis Campos ma bënë shumë të qartë se më dëshironin me çdo kusht. PSG më ofroi një projekt të jashtëzakonshëm”, deklaroi Kimmich.
Megjithatë, lojtari vendosi të qëndrojë në Mynih, duke theksuar se familja e tij është e lumtur në Gjermani dhe se trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij për të mos u larguar.
“Familja ime është e lumtur në Mynih. Gjithashtu, Vincent Kompany pati një ndikim të madh në vendimin tim për të vazhduar te Bayern Munich”, shtoi ai.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Qershor, 2026 21:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.