Real Madrid ka shfaqur interes serioz për mbrojtësin gjerman Nico Schlotterbeck, duke e vendosur atë në listën e objektivave kryesorë për përforcimin e repartit defensiv.
Sipas raportimeve nga BILD, klubi madrilen po përgatit një ofertë zyrtare kontrate për lojtarin e Borussia Dortmundit, i cili ka një klauzolë lirimi të vlerësuar mes 50 dhe 60 milionë eurosh.
Schlotterbeck, i cili konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesligës, thuhet se ka shprehur shpesh afër njerëzve të tij se Real Madrid është një klub që e emocionon dhe ka një rëndësi të madhe për të.
Megjithatë, ende nuk ka hapa zyrtarë mes klubeve, por interesi i Real Madridit raportohet të jetë konkret dhe në zhvillim, me klubin spanjoll që po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje në merkato.
E ardhmja e mbrojtësit gjerman pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos verore, sidomos nëse Real Madrid vendos të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
9 Qershor, 2026 14:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.