Barcelona nuk do të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh për Marcus Rashford, pavarësisht paraqitjeve të sulmuesit anglez gjatë periudhës së tij në klubin katalanas.
Pas afrimit të Anthony Gordon, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të mos vazhdojnë me blerjen përfundimtare të Rashfordit në kushtet aktuale. Megjithatë, klubi nuk e ka mbyllur plotësisht mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me 28-vjeçarin.
Sipas raportimeve, Barcelona do të ishte e gatshme të shqyrtonte një tjetër marrëveshje huazimi nëse Manchester United pranon të negociojë kushte të reja. Klauzola aktuale e blerjes skadon pas pesë ditësh, çka do të thotë se Rashford do të rikthehet zyrtarisht te Manchester United, klub me të cilin ka ende kontratë të vlefshme.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse sulmuesi anglez do të vazhdojë aventurën në “Camp Nou” përmes një huazimi të ri apo do të rikthehet në planet e Manchester United për sezonin e ardhshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Qershor, 2026 14:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.