Tuchel para Botërorit: “Anglia nuk është favorite për titullin”
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur me realizëm për shanset e “Tre Luanëve” në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se skuadra e tij nuk mund të konsiderohet favorite kryesore për trofeun.
Tekniku gjerman deklaroi se Anglia nuk e mban statusin e favoritit, pasi nuk ka arritur të fitojë Botërorin prej shumë dekadash dhe ka kombëtare të tjera që kanë dëshmuar sukses më të madh në turnetë e fundit ndërkombëtarë.
“Jo, ne nuk jemi favoritët kryesorë. Nuk mund të jemi, sepse nuk e kemi fituar këtë turne për shumë vite. Ka skuadra që kanë më shumë sukses dhe përvojë fituese në kompeticione të tilla”, u shpreh Tuchel.
Megjithatë, trajneri anglez theksoi se objektivi i ekipit mbetet fitimi i trofeut, duke nënvizuar se skuadra e tij e sheh veten si një pretendente serioze.
“Ne garojmë për trofeun. Ëndërrojmë shumë dhe e dimë se çfarë kërkohet për të arritur deri në fund. E shohim veten si sfidues dhe duam të shkojmë deri në fund të rrugës”, shtoi ai.
Anglia do të hyjë në Botërorin 2026 me një gjeneratë të talentuar lojtarësh dhe me ambicien për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për titullin botëror, që mungon që nga viti 1966.
Flaka
















