Frutat që ndihmojnë në humbjen e peshës dhe djegien e yndyrës
Kur është fjala për humbjen e peshës, ushqimi që konsumojmë luan një rol po aq të rëndësishëm sa edhe ai që shmangim. Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se frutat janë ndër aleatët më të mirë në procesin e dobësimit, falë përmbajtjes së ulët kalorike dhe vlerave të larta ushqyese.
Sipas burimeve të ndryshme nutricionale, përfshirë Food World Blog, disa fruta ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe reduktimin e yndyrës trupore.
Ndër më të rekomanduarat janë:
- Molla – të pasura me fibra, vitamina dhe minerale, ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes dhe reduktimin e marrjes së kalorive.
- Kajsitë – përmbajnë fibra që ndihmojnë tretjen dhe reduktojnë absorbimin e yndyrës së tepërt.
- Avokado – përmban yndyra të shëndetshme që ndihmojnë trupin të shndërrojë yndyrën në energji.
- Banana – ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe japin ndjesi ngopjeje falë përbërësve ushqyes si magnezi.
- Boronicat – përmirësojnë metabolizmin dhe kanë ndikim pozitiv në procesin e djegies së yndyrës.
- Pjepri – i pasur me agjentë anti-inflamatorë që ndihmojnë në procesin e tretjes.
- Limon – i njohur për efektin e tij në detoksifikim dhe mbështetje të metabolizmit, sidomos në kombinim me ujë.
Po ashtu, fruta të tjera si nektarinat, dardhat, shegat, shalqiri dhe kumbullat konsiderohen të dobishme në një dietë të shëndetshme dhe të balancuar për humbje peshe.
Flaka










