4 çajra natyralë që ndihmojnë stomakun dhe tretjen
Problemet me sistemin tretës si fryrja, gazrat dhe dhimbjet e barkut janë ndër shqetësimet më të shpeshta në jetën e përditshme. Ekspertët e bimëve mjekësore theksojnë se disa çajra natyralë mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre simptomave dhe përmirësimin e tretjes.
Një nga çajrat më të rekomanduar është ai i nenexhikut, i cili ndihmon në qetësimin e stomakut, reduktimin e fryrjes dhe largimin e gazrave. Ai mund të përgatitet duke zier 7–10 gjethe të freskëta ose një lugë çaji nenexhik të tharë në 250 ml ujë. Sipas këshillave, mund të konsumohet edhe rregullisht, madje edhe gjatë ushqimit.
Një tjetër alternativë është çaji i koprës, i cili ndihmon në lehtësimin e urthit, fryrjes dhe dhimbjeve të barkut. Për përgatitje, një lugë çaji me kokrra të bluara kopre zihet në 250 ml ujë dhe pihet rregullisht për efekt më të mirë.
Xhenxhefili gjithashtu konsiderohet shumë efektiv kundër problemeve me tretjen. Çaji përgatitet duke zier dy lugë çaji xhenxhefil të grirë në 250 ml ujë për disa minuta. Për shije më të mirë mund të shtohet mjaltë dhe limon, i cili ndihmon edhe në uljen e aciditetit.
Ndërkohë, çaji jeshil është një nga pijet më të njohura për shëndetin e përgjithshëm. Ai është i pasur me antioksidantë, ndihmon metabolizmin dhe mund të kontribuojë në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e mirëqenies së organizmit.
Këto çajra rekomandohen si alternativa natyrale për përmirësimin e funksionit të tretjes dhe reduktimin e shqetësimeve të stomakut.
Flaka










