Lajme pozitive për Neymar dhe kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi brazilian pritet të rikthehet në fushë më 19 qershor në ndeshjen kundër Haitit, pasi të përfundojë periudhën trejavore të rikuperimit nga dëmtimi.
Sipas planit aktual, Neymar do të rifillojë stërvitjet rreth datës 17 qershor, menjëherë pas ndeshjes hapëse të Brazilit kundër Marokos më 13 qershor.
Stafi teknik i Brazilit po tregohet i kujdesshëm me gjendjen e yllit brazilian, duke synuar që ai të jetë në formën më të mirë të mundshme për vazhdimin e turneut. Ndërkohë, ndeshja e fundit e fazës së grupeve për Brazilin do të zhvillohet më 24 qershor ndaj Skotlandës.
Rikthimi i Neymarit konsiderohet një përforcim i madh për Brazilin, i cili synon të shkojë sa më larg në garë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Qershor, 2026 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.