Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ka folur hapur për largimin e tij nga FC Barcelona dhe transferimin te Paris Saint-Germain, duke theksuar se vendimi ishte i duhuri për karrierën e tij.
“Mendoj se mora vendimin e duhur për t’u larguar nga FC Barcelona. Në rastin tim, ishte koha të largohesha nga klubi. Edhe pse isha shumë i lidhur me Barçën, klubin që e kam mbështetur që i vogël. Por për mua ishte e rëndësishme të firmosja për PSG-në,” u shpreh Dembélé.
Francezi gjithashtu pati fjalë të mëdha për ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë.
“Lionel Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ai është ende i rrezikshëm. Është e vështirë ta ndalosh edhe në moshën 38-vjeçare. Edhe pse po plaket, ai do t’i ketë gjithmonë cilësitë e tij. Duhet të kemi kujdes prej tij sepse është i aftë ta fitojë përsëri Kupën e Botës,” deklaroi sulmuesi francez.
Dembélé kaloi disa sezone te Barcelona përpara se të transferohej në PSG, ndërsa deklaratat e tij pritet të shkaktojnë reagime të shumta mes tifozëve katalanas dhe atyre parisien.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Qershor, 2026 19:48 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.