Sandro Tonali shumë i shtrenjtë, Manchester United ndryshon planet
Manchester United ka vendosur të mos vazhdojë përpjekjet për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, pavarësisht se emri i tij ka qenë prej kohësh në listën e objektivave të klubit anglez.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e “Djajve të Kuq” vlerësojnë se kostoja e transferimit të Tonalit është shumë e lartë dhe për këtë arsye nuk kanë ndërmend të avancojnë negociatat në këtë fazë.
Nga ana tjetër, Manchester United vazhdon të mbajë kontakte me përfaqësuesit e mbrojtësit të ri anglez Lewis Hall. Klubi ka shfaqur interes konkret për lojtarin prej disa javësh dhe komunikimet mes palëve mbeten aktive.
Megjithatë, një marrëveshje për Hall nuk pritet të jetë e lehtë. Newcastle United nuk dëshiron të humbasë më shumë lojtarë të rëndësishëm, veçanërisht pas largimit të mundshëm të Tonalit dhe shitjes së Anthony Gordon.
Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se Manchester United beson se transferimi i njëkohshëm i Hall dhe Tonali do t’i kushtonte mbi 140-150 milionë euro, një shifër që konsiderohet e papranueshme nga drejtuesit e klubit.
Për momentin, prioriteti i United mbetet Lewis Hall, ndërsa pista që çon te Sandro Tonali duket se është ftohur ndjeshëm.
Flaka
















